Kryediplomatja e Gjermanisë ka shprehur shqetësime të martën gjatë vizitës në Pakistan se udhëheqësit talebanë të Afganistanit po e çojnë vendin në “rrënim” total, raportoi AP.
Annalena Baerbock bëri thirrje që çdo ndihmë ekonomike për Afganistanin e talebanëve duhet të përcillet me përmirësim të situatës me të drejtat e njeriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTalebanët, tha ajo, “po çojnë vendin drejt rënies” dhe “prindërit afganë nuk dinë si t’i ushqejnë fëmijët e tyre. Vajzat janë të privuara nga e drejta e tyre për edukim. Gratë janë pothuaj të përjashtuara nga pjesëmarrja në jetën publike”.
Talebanët po “shkojnë në drejtimin e gabuar”, tha ajo.
Që kur morën pushtetin në gushtin e vitit të kaluar, talebanët kanë vënë dekrete të ashpra në Afganistan duke u kthyer prapa te sundimi shtypës gjatë viteve 1990. Ata kanë ndaluar lirinë dhe të drejtat e grave, të cilat janë ndaluar të shkojnë në shkolla pas klasës së gjashtë.