Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia teston raketën hipersonike “Zircon”

Rusia testoi me sukses një raketë lundrimi hipersonike “Zircon” në një distancë prej rreth 1000 km, bëri të ditur të shtunën ministria e Mbrojtjes.

Raketa u lëshua nga Deti Barents dhe goditi një objektiv në Detin e Bardhë, shtoi kjo ministri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Videoja e publikuar tregon raketën duke u gjuajtur nga një anije dhe duke u ndezur në qiell në një trajektore të pjerrët.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka përshkruar Zirkon si pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të pakrahasueshme të armëve. Armët hipersonike mund të udhëtojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit, dhe Rusia ka kryer testime të mëparshme të Zircon nga anijet luftarake dhe nëndetëset vitin e kaluar, raporton Reuters.

Ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha njerëzish dhe pajisjesh gjatë pushtimit të saj tre-mujor të Ukrainës, të cilin ajo e quan një "operacion special", por ajo ka vazhduar të organizojë teste të profilit të lartë të armëve për t'ia kujtuar botës aftësitë e saj në teknologjinë e raketave.

Muajin e kaluar ajo testoi një raketë të re ndërkontinentale me aftësi bërthamore, Sarmat, e aftë për të mbajtur 10 ose më shumë koka luftarake.