Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia përfundon testimin e raketës hipersonike “Zicron”

Rusia ka përfunduar testimin e raketës së saj hipersonike, “Zircon”, tha një zyrtar i lartë ushtarak për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

Kjo vjen pasi Ministria ruse e Mbrojtjes tha javën e kaluar se kishte testuar me sukses raketën e lundrimit nga një anije në Detin Barents në një objektiv rreth 1000 kilometra larg në Detin e Bardhë, shkruan BBC.

Pavarësisht humbjeve të rënda në betejën me Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin ka vazhduar të mbrojë raketën “Zicron”, pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të armëve, të cilat ai krenohet se mund të udhëtojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit.

Duke folur të mërkurën, Alexander Moiseyev, komandanti i Flotës Veriore, tha se raketa do të vendoset me kohë të plotë në bordin e fregatës ruse Admiral Golovko përpara fundit të vitit.

Artikuj të ngjashëm