Ushtria ruse ka raportuar se ka kryer me sukses testin e raketës së re supersonike, Zirkon. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se raketa është lansuar nga fregata “Admirali Gorshkov” në Detin e Bardhë në veri të Rusisë. Ministria ka thënë se raketa ka qëlluar me sukses cakun prej rreth 350 kilometrash.
Presidenti Vladimir Putin ka thënë se raketa Zirkon do të mund të fluturojë nëntë herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe se ka rreze veprimi prej një mijë kilometrash. Testi i mëhershëm ishte kryer në tetor me rastin e ditëlindjes së presidentit Putin.
Lideri i Rusisë e ka lavdëruar këtë, ndërsa e ka cilësuar “ngjarje të madhe” për vendin në kohën kur Moska zyrtare po sfidon Perëndimin në Ukrainë edhe pas aneksimit të Krimesë më 2014.
-
Putini paralajmëron lansimin e raketës “më të fuqishme në botë”
-
Zelensky: Ukraina ka goditur me sukses objektiva ruse me raketat “Long Neptune”
-
Ukraina shkatërron raketën ruse që u cilësua “e paprekshme” nga Putini
-
Putini njofton testimin e dronit nënujor me energji bërthamore
-
Rusia testoi raketën e saj me energji bërthamore “Burevestnik”