Autoritetet palestineze kanë shpallur rezultatet e hetimit për vrasjen e gazetares palestinezo-amerikane, Shireen Abu Akleh dhe pretendojnë se forcat izraelite e kanë vrarë qëllimisht atë.
Prokurori i Përgjithshëm palestinez, Akra mal-Khatib, ka thënë se një pjesëtar i forcave izraelite ka gjuajtur me qëllim në drejtim të gazetares, të cilën e ka qëlluar në kokë derisa ajo ka tentuar të arratisej, raportoi të enjten “Al Jazeera”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“51-vjeçarja Abu Akleh, u qëllua me plumb edhe pse e kishte të veshur një helmetë dhe një jelek që qartë shënohej ‘Press’”, ka thënë prokurori.
Al-Khatib ka shtuar se hetimi i tij është bazuar në intervistat me dëshmitarët, pas inspektimit të vendit të ngjarjes dhe në një raport mjeko-ligjor.
Ai ka thënë se hetimi ka zbuluar se nuk ka pasur luftëtarë palestinezë pranë vendit ku kanë ndodhur të shtënat.
Gjatë sulmit, gazetari tjetër i Al Jazeeras, Ali al-Samoudi, është plagosur. Ai u qëllua në shpinë. Gjendja e tij është stabile.