Forcat izraelite - dhe jo militantë palestinezë - qëlluan për vdekje një gazetare të profilit të lartë të Al Jazeeras, ka konkluduar zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut të premten.
Një zëdhënëse ka thënë se gjetjet ishin rezultat i monitorimit të pavarur të incidentit më 11 maj.
Vrasja e Shireen Abu Aqla, e cila po raportonte për një operacion izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkaktoi zemërim të gjerë.
Palestinezët kanë fajësuar Izraelin. Izraeli thotë se faji nuk mund të përcaktohet ende.
Gazetarja 51-vjeçare palestinezo-amerikane ishte një nga korrespondentet më me përvojë dhe më të admiruar të rajonit.
Abu Aqla, e cila kishte veshur një jelek mbrojtës me fjalën "Press" në të si dhe një helmetë, u qëllua në një rrugë afër vendit ku kishte ndodhur një betejë me armë midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë.
-
Izraeli thotë se gazetarja palestineze Shireen Aqla me gjasë është vrarë nga një ushtar izraelit
-
Autoritetet palestineze: Forcat izraelite e vranë qëllimisht gazetaren Abu Akleh
-
Vritet gazetarja e Al-Jazeras gjatë një aksioni të Izraelit në Bregun Perëndimor
-
SHBA-ja nis hetimet për vrasjen e gazetares së Al-Jazeeras
-
Hetimi i përbashkët zbulon se vrasja e gazetares Abu Akleh ishte e qëllimshme