Burri i njërës prej mësueseve, e cila mbeti e vdekur si pasojë e të shtënave masive në Uvalde të Teksasit, Joe Garcia, ka vdekur nga një sulm në zemër, dy ditë pas sulmit.
Garcia është burri i mësueses së vrarë, Irma Garcias, nga një person i armatosur 18-vjeçar në shkollën fillore “Robb” në Uvalde të martën pasdite, raporton "The Independent" të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë anëtar i familjes konfirmoi vdekjen e tij në një postim në Twitter, duke thënë se ai "u nda nga jeta për shkak të pikëllimit".
Çifti kishte qenë së bashku që nga shkolla e mesme dhe ka katër fëmijë, sipas "Dallas News".
Irma Garcia ka punuar në shkollën fillore Robb për 23 vjet, ku u vra, derisa u konsiderua një mësuese e shkëlqyer.
Në vitin 2019, ajo u shpall finaliste për Çmimin Trinity për Ekselencën në Mësimdhënie, i cili u jepet mësuesve të jashtëzakonshëm në zonën e San Antonios, nga Universiteti Trinity.
Si pasojë e gjuajtjes me armë nga një 18-vjeçar të martën në shkollën fillore “Robb” kanë mbetur të vdekur 19 nxënës dhe dy mësuese të një klase të katërt.