Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Luftimet në Donbas, më të ashprat deri më tash

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, ka thënë se luftimet në Donbas kanë arritur intensitetin maksimal, derisa rusët, sipas saj, po sulmojnë pozicionet ukrainase në disa zona njëkohësisht, njoftoi BBC-ja të enjten.

"Agresori po kryen sulme të intensifikuara përgjatë gjithë linjës së kontaktit dhe pozicioneve të forcave tona në rajonin operacional të Donetskut. Armiku po përdor sisteme raketore taktike, aviacion dhe artileri”, ka thënë Maliar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas saj, armiku po përdor të gjitha burimet për të pushtuar territorin ukrainas.

"Situata është e vështirë dhe ka shenja përshkallëzimi. Armiku ka përdorur të gjitha burimet për të kapur territorin tonë dhe për të rrethuar forcat tona. Luftimet kanë arritur intensitetin maksimal. Armiku sulmon pozicionet tona në pika të ndryshme njëkohësisht. Jemi në një fazë shumë të vështirë”, ka shtuar ajo.

Më herët, autoritetet në Donbas thanë se rusët kanë sulmuar më shumë se 40 vendbanime në përpjekjen e tyre për të marrë qytetet strategjike të Severodonetsk dhe Lysychansk, raporton agjencia e lajmeve AFP.