Botë

Ukraina ndalon regjimin pa viza për qytetarët rusë

Ukraina ka ndaluar regjimin pa viza për qytetarët rusë. Vendimi, në këtë kohë lufte më shumë si simbolikë, u mor nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të mërkurën, me qëllim që të shtohet siguria në kufi pas invazionit rus, por edhe si protestë pas vendimit të Moskës zyrtare që t’u lëshojë pasaporta rusëve nga rajonet e pushtuara në Ukrainë, raportoi Reuters.

“Në sfondin e agresionit të plotë rus, çështja e ngritur është e rëndësishme dhe jetike. Unë mbështes nevojën për të forcuar kontrollet për hyrjen e qytetarëve rusë”, tha Zelensky.

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e ka dënuar veprimin e Moskës përmes të cilit ua lehtëson marrjen e nënshtetësisë rusëve nga rajonet e pushtuara në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, të mërukkurën nënshkroi dekretin që e rregullon procesin për sigurimin e pasaportave për banorët e pjesëve të pushtuara. Rusia ka shpërndarë qindra-mijëra pasaporta për banorët e zonave separatiste në lindje të Ukrainës, në krime, në Abzkhazi, në Oseti të Jugut e në Transnistri.