Botë

Putini rrit pensionet dhe pagën minimale në Rusi

Foto ilustrim
 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar të mërkurën rritje prej 10 për qind të pensioneve dhe pagës minimale në vend, “për të mbrojtur rusët nga inflacioni”, shkruan Reuters.

Teksa ka mohuar se problemet ekonomike të Rusisë janë të lidhura me luftën në Ukrainë, Putini ka pranuar se viti 2022 do të jetë i vështirë për ekonominë ruse.