Botë

Prodhuesja më e madhe e sheqerit në botë ndalon eksportin

Prodhuesja e më e madhe e sheqerit në botë ndalon eksportin
Foto: AP
 

India ka vendosur ta ndalojë shitjen e sheqerit në tregje ndërkombëtare, vetëm pak ditë pasi ndaloi eksportin e grurit, raportoi të mërkurën CNN-i.

Qeveria indiane ka thënë se do të limitojë eksportet e sheqerit në 10 milionë tonë për sezonin e shitjes që bëhet gjatë shtatorit në mënyrë që t’i mbajë çmimet nën kontroll. Shitësve u është kërkuar që të marrin “leje specifike” nga autoritetet për eksportim të sheqerit nga 1 qershori deri më 31 tetor.