Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pentagoni thotë se nuk ka dëshmi se Rusia po përdor laser në Ukrainë

Pentagoni ka thënë se nuk ka indikacione se Rusia ka përdorur armë laser në Ukrainë pasi Kremlini pretendoi se po përdorte laser për të goditur dronët e armikut.

"Ne nuk kemi asnjë indikacion për përdorimin e laserëve, të paktën laserëve të armatosur, në Ukrainë”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, raporton Sky News të shtunën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo vjen pasi Rusia tha se po përdorte një gjeneratë të re të laserëve të fuqishëm në Ukrainë në mes të luftës së vazhdueshme.

Yury Borisov, zëvendëskryeministri rus i ngarkuar për zhvillimin ushtarak, tha në fillim të kësaj jave se Moska kishte zhvilluar një gjeneratë të re të armëve laser që do të digjnin objektivat e Ukrainës, me një prototip të quajtur "Zadira".

Pothuajse asgjë nuk dihet publikisht për Zadira, por në vitin 2017 media ruse tha se korporata shtetërore bërthamore Rosatom ndihmoi në zhvillimin e saj.