Shefi i shërbimit të brendshëm të inteligjencës i Gjermanisë ka thënë të enjten se niveli i spiunazhit është aq i lartë sa ishte gjatë Luftës të Ftohtë, ose edhe më i lartë, raportoi AP.
Thomas Haldenwang paralajmëroi edhe për rritjen e rrezikut të sabotimit në krah të luftës në Ukrainë. Gjermania ka ekspozuar një numër të spiunëve rusë që operonin atje vitet e fundit.
“Sot ne vlerësojmë se niveli i spiunazhit kundër Gjermanisë është të paktën sa niveli në Luftën e Ftohtë – nëse jo më i lartë”, tha ai.
Ai parashikoi se "në një botë armiqësish të hapura dhe sanksionesh drastike, pragu i frenimit për spiunazh, sabotim dhe ndikim të paligjshëm do të vazhdojë të bjerë".
Shërbimi inteligjent ka rritur monitorimin e aktiviteteve të grupeve ekstremiste dhe individëve që duan të vënë në pyetje legjitimitetin e shtetit në vazhdën e pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Haldenwag tha se rreziku nga këto lëvizje ishte ngritur nga fuqi të huaja që kërkonin ta promovonin propagandën anti-qeveritare përmes dezinformimit.
-
Gjermania forcon Inteligjencën, heq kufizimet për agjencitë e saj
-
Shefi i MI6: Rusia po ndërmerr fushatë jashtëzakonisht të pamatur sabotuese në Evropë
-
Shefi i spiunazhit britanik: Kostot për Rusinë në njerëz dhe pajisje janë marramendëse
-
Inteligjenca gjermane: Kina mund të jetë edhe më problematike se Rusia
-
Lufta e nervave