Për Agjencinë Gjermane të Inteligjencës, Kina mund të shkaktojë më shumë probleme edhe sesa Rusia, veçanërisht sa u përket sulmeve kibernetike.
Në një intervistë për radion SWR, Thomas Haldenwang, presidenti i agjencisë së njohur si Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, ka thënë se “në periudhë afatgjatë, Kina dëshiron të bëhet fuqi lidere në aspekte të ndryshme, jo vetëm në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë, por edhe atë politike”.
“Në periudhë afatgjatë, Kina mund të bëhet kundërshtarja kryesore”, ka deklaruar ai.
Kur është pyetur si është duke u përgatitur agjencia që ai udhëheq për një kërcënim të mundshëm, Haldenwang u shpreh se “kudo ku ka zjarr, aty shkon brigada e zjarrit”.
Në mënyrë që të luftojë me sukses hakerët e rinj, agjencia ka rekrutuar së fundi të rinj që nuk kanë profilin e punëtorëve të zakonshëm.
-
Scholzi akuzon Rusinë dhe Kinën për sulme kibernetike ndaj Gjermanisë
- Çfarë vërtet mendojnë spiunët e Amerikës për Kinën?
-
Inteligjenca britanike paralajmëron për ndikimin teknologjik
-
Shefi i Inteligjencës gjermane: Spiunazhi, në shkallë shumë të lartë
-
Gjermania e akuzon Rusinë për sulm kibernetik dhe tentim për ndërhyrje në zgjedhje