Oficerët e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së (CBP) në Indianapolis sekuestruan dy dërgesa të orëve të falsifikuara Rolex, më 27 dhe 29 prill.
Orët false luksoze do të kishin një vlerë totale prej 10.1 milionë dollarë nëse ishin do të ishin të vërteta, sipas një njoftimi për lajmet nga CBP, raporton CNN të shtunën.
Të dyja dërgesat kishin origjinën në Hong Kong dhe ishin të destinuara për në Brooklyn të New Yorkut, tha CBP. Agjencia u informua nga inteligjenca dhe një histori e dërgesave mashtruese nga i njëjti shitës - gjë që i bëri ata të ndalonin dhe inspektonin dy dërgesat e prillit.
Dërgesa e 27 prillit përmbante 300 ora të falsifikuara Rolex dhe dërgesa e 29 prillit kishte 160 ora të falsifikuara po ashtu Rolex, sipas njoftimit të lajmeve.
"Askush nuk blen një orë të markës luksoze duke pritur që ajo të dështojë ose të prishet. Ndërsa konsumatorët blejnë gjithnjë e më shumë nga shitësit online ose të palëve të treta, oficerët tanë janë në vijën e parë për t'u mbrojtur kundër mashtruesve që presin të fitojnë para duke shitur mallra të rreme”, ka thënë në njoftimin për shtyp LaFonda Sutton-Burke, drejtoresha e operacioneve në terren të CBP në Çikago.
-
Vidhen në Tokio orë luksoze në vlerë prej 1,2 milionë dollarësh
-
Ora e Mozzikut del të jetë false
-
Sekuestrohet sasia më e madhe e mallrave false në historinë e SHBA-së
-
Fanella të falsifikuara me vlerë prej 21 milionë euro janë sekuestruar gjatë Botërorit
-
Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë