Autoritetet në New York kanë sekuestruar produkte false në vlerë më shumë se 1 miliard dollarë, sasia më e madhe e mallrave false të sekuestruara në historinë e SHBA-së.
Zyrtarët kanë thënë se morën afër 219,000 çanta false, këpuca dhe gjëra të tjera të falsifikuara nga produkte të brendeve të famshme, raportoi BBC.
Dy burra janë akuzuar për kontrabandë, që policia tha se u bë në një depo në Manhattan.
Nëse shpallen fajtorë, përballen me 10 vjet burgim.
Fotografitë e publikuara treguan dhoma të mbushura me çanta, kuleta, syze e të tjera që përbënin vlerën totale 1.03 miliard dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Fanella të falsifikuara me vlerë prej 21 milionë euro janë sekuestruar gjatë Botërorit
-
Turqia sekuestron 1 miliardë dollarë para të falsifikuara
-
Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro
-
Super të pasurit e botës mund të kenë fshehur mbi 3,5 trilionë dollarë nga taksat