Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia sekuestron 1 miliardë dollarë para të falsifikuara

Forcat turke të sigurisë konfiskuan një miliard dollarë para të falsifikuara në Stamboll dhe arrestuan gjashtë persona të përfshirë në operacion, njoftoi zyra e guvernatorit.

Mes të arrestuarve ishte një shtetas i Ganës dhe tre shtetas të Suedisë, njoftoi Reuters.

Forcat e xhandarmërisë raportohet se i ndoqën të dyshuarit në një magazinë në lagjen Kagitane të Stambollit, ku ata sekuestruan kartëmonedha të rreme 100 dollarë.

Kartëmonedhat e falsifikuara ishin menduar të dërgoheshin në vendet afrikane.

Pas bastisjes së shtëpive të të dyshuarve, atyre iu janë gjetur para dhe bizhuteri. 

Edhe Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë Kronikë Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë

Zyra e guvernatorit tha se ishte rasti më i madh i falsifikimit në historinë e Turqisë.