Policia e Bullgarisë dhe Rumanisë kanë zbuluar një fabrikë për shtypjen e eurove të falsifikuara, gjatë një operacioni të përbashkët.
Duke njoftuar zbulimin të martën, autoritetet kanë thënë se vendi u gjet në Rumani pranë kufirit bullgar.
Hetimi filloi në Bullgari të hënën, duke çuar në disa arrestime dhe sekuestrimin e mbi 1.2 milion euro në kartëmonedha të falsifikuara dhe një kilogram kokainë.
Kryetari i dyshuar i bandës është ndaluar në Rumani, duke e çuar totalin e arrestimeve në pesë - dy bullgarë, dy rumunë dhe një italian.
Autoritetet kryen 11 kontrolle në automjete dhe shtëpi gjatë operacionit.
Ata besojnë se paratë e sekuestruara janë grupi i parë i prodhuar nga struktura.
Edhe
Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë
Para opeacionit, vetëm dy kartëmonedha të tilla të falsifikuara ishin zbuluar në Bullgari.
Prokurorët po përgatisin akuza dhe gjykatat do të vendosin për masat e paraburgimit.
-
Dyshohen për falsifikim të parave, dy shtetas të Shqipërisë arrestohen në Vërmicë
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
9 të arrestuar nën dyshimin për mashtrim me naftë