Një vajzë 15-vjeçare menaxhoi t’ua shpëtonte jetën katër të rriturve pasi vetura e tyre u sulmua nga forcat ruse derisa po largoheshin nga Popasna në prill, raportoi BBC të premten.
Lisa Chernyshenko mori timonin në duar kur shoferi dhe pasagjerët e tjerë u goditën nga zjarri i rusëve në rrugën për në Bakhmut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetura po qëllohej sërish dhe Lisa ishte plagosur në këmbë, por menaxhoi të vazhdonte të voziste deri kur u dërguan në siguri pranë ushtrisë ukrainase. Të gjithë në veturë mbijetuan.
Ajo tani po merr trajtim mjekësor për lëndimet që pësoi, në një spital në Lviv.
Janë bërë 72 ditë nga nisja e luftës në Ukrainë nga Rusia dhe mijëra të vdekur janë raportuar, civilë dhe ushtarakë.