Botë

33 të vdekur nga bombardimi i xhamisë agfane

xhami, afganistan, taleban

Një zyrtar taleban ka thënë se bomba në një xhami dhe shkollë fetare në Afganistan të premten ka lënë të vdekur 33 persona, përfshirë studentë të shkollës, raportoi AP të shtunën.

Zabihullah Mujahid ka thënë se u lënduan edhe 43 persona të tjerë, shumica studentë.

Askush nuk e mori përgjegjësinë menjëherë pas sulmit, por grupi i shtetit islamik në Afganistan u deklarua për një seri bombardimesh që ndodhën të enjten, më i keqi që ndodhi në një xhami shiite që vrau 12 besimtarë myslimanë.

“E dënojmë këtë krim dhe shprehim keqardhjen tonë më të thellë për viktimat”, tha Nujahidi.

Bomba e së premtes është sulmi më i fundit i një serie vdekjeprurëse sulmesh përreth Afganistanit.

Kombet e bashkuara e cilësuan sulmin si të tmerrshëm.