Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja i ndan edhe 800 milionë dollarë për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka ndarë edhe 800 milionë dollarë shtesë për t’i dalë në ndihmë Ukrainës, raporton BBC-ja të enjten.

Ky vendim vjen pasi të mërkurën e kaluar (13 prill), SHBA-ja i ndau Ukrainës armatim në vlerë prej 800 milionë dollarësh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga Thesari i SHBA-së u bë e ditur se Ukrainës do t’i ndahen edhe 500 milionë dollarë të tjera më vonë për t’i ndihmuar t’i paguajë pagat dhe ofrimet e shërbimeve.

Presidenti Biden e shpalli një program të ri që do t’i lejojë ukrainasit të ikin përkohësisht në SHBA.

“Të bashkohemi për Ukrainën”, tha ai.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal vizitoi Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë deri më tash 4 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i administratës së Joe Bidenit (janar 2021), ndërkohë që nga fillimi i luftës (24 shkurt 2022), ndihma kap vlerën e 3.4 miliardë dollarë.