Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja ndihmon Ukrainën edhe me 675 milionë dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka urdhëruar një ndihmë prej 675 milionë dollarësh ka thënë sekretari i shtetit, Lloyd Austin, të martën.

“Dje, presidenti Biden ka aprovuar ndihmën e radhës në SHBA-së në Ukrainë në vlerë prej 675 milionë dollarësh”, ka thënë Austin të enjten në mëngjes në një mbledhje të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani.

Sipas Austinit, kjo është tërheqja e 20-të e pajisjeve nga stoqet amerikane për Ukrainën nga administrata Biden që nga gushti i kaluar, shkruan CNN-i të enjten.

Austini është duke udhëhequr mbledhjen e pestë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës me përfaqësues nga 50 shtete. Mbledhja e parë është mbajtur në prill.

“Ne tani jemi duke parë një sukses të jashtëzakonshëm nga mbledhja e forcave të përbashkëta. Ne çdo ditë po shohim rezultatin e mirë nga mbledhja e aleatëve gjithandej botës”, ka thënë ai.