Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë mjete të blinduara kundërajrore në Ukrainë, për të ndihmuar forcat e Kievit në mes të tensioneve të shtuara në lindje të vendit.
Automjetet Stormer janë të afta të lëshojnë raketa anti-ajrore Starstreak, të cilat mund të përdoren për të shënjestruar aeroplanë dhe helikopterë, raportoi Sky News të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri i Britanisë, Boris Johnson, pritet të bisedojë me aleatët, përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, të martën për të diskutuar mbështetjen perëndimore për Ukrainën, pasi Rusia rriti përpjekjet për të pushtuar rajonin e Donbasit.
Sekretari i Irlandës së Veriut, Brandon Lewis, tha se do të dërgojë armë të tjera mbrojtëse në Ukrainë.
"Ne po shohim një shtytje të mëtejshme, me sa duket, nga regjimi i Putinit, kështu që ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur Ukrainën”, ka thënë ai për BBC.