Britania e Madhe ka njoftuar se do t’i ofrojë Ukrainës një numër të automjeteve të blinduara Stormer të pajisura me lansues për raketa për mbrojtje ajrore Starstreak, raporton BBC.
Britania ka thënë se po e bën këtë për ta ndihmuar mbrojtjen e Ukrainës.
Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace, ka thënë se Ukrainës do t’i dërgohet një “numër i vogël” i automjeteve të blinduara. Ai ka shtuar se raketat Starstreak janë përdorur nga Ukraina në tri javët e fundit.
Wallace ka thënë se Britania e Madhe ka vlerësuar se një çerek të forcave të armatosura ruse të parapara të luftojnë në Ukrainë tash nuk janë më efikase për të luftuar, ndërsa ai e ka përgëzuar rezistencën e Ukrainës.
“Është një inspirim për të gjithë ne”, tha Wallace.