Britania e Madhe bëri të ditur të shtunën se do ta furnizojë ushtrinë e Ukrainës me sistemin e mbrojtjes ajrore, “Sea King”.
Në njoftimin e publikuar në Twitter, Ministria britanike e Mbrojtjes shkroi se Ukrainës do t'i sigurohen helikopterë të këtij tipi, ndërsa ekipet e Marinës Mbretërore u tha se kanë kryer trajnime ushtarake me ukrainasit.
“Britania e Madhe do t'i sigurojë Forcat e Armatosura të Ukrainës helikopterë Sea King, si pjesë e mbështetjes së mëtejme. Marina Mbretërore zhvilloi stërvitje për 10 ekuipazhe të Forcës së Ukrainës, duke rritur aftësitë e tyre të kërkimit dhe shpëtimit”, u tha në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania do të dërgojë për herë të parë gjashtë helikopterë ushtarakë në Ukrainë
-
Britania e furnizon Ukrainën me armatim në vlerë miliardëshe
-
Britania do të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë
-
Britania do të dërgojë armatim shtesë në Ukrainë
-
Britania e Madhe do ta furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore