Ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar edhe të martën forcave ukrainase që të “mos sulmojnë dhe të dorëzojnë armët”, duke ua garantuar jetën.
“U bëjmë thirrje edhe një herë autoriteteve zyrtare të tregojnë maturi, t'u japin udhëzimet e duhura militantëve për t'i dhënë fund rezistencës së pakuptimtë dhe largimin nga vatra e rezistencës”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kjo ministri, raportoi Sky News të martën.
Forcat separatiste të mbështetura nga Rusia po përpiqen të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal, në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Fabrika është vendi ku mendohet se janë vendosur trupat e fundit ukrainase të mbetura në qytetin port, Mariupol.