Kryeministri britanik Boris Johnson dhe ministri i Financave Rishi Sunak do të gjobiten nga policia për shkeljen e ligjeve të mbylljes kur ishin në fuqi masat e izolimit anti-COVID, raportoi BBC.
Bashkëshortes së kryeministrit, Carrie Johnson, po ashtu do t’i jepet një paralajmërim penal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët konfirmuan se të tre janë informuar. Zëdhënësat e tyre kanë thënë se nuk u është treguar se për cilën ngjarje janë gjobitur.
Megjithatë, është raportuar se të tre kishin marrë pjesë në tubimin për ditëlindjen e Johnsonit në qershor 2020.
Johnsoni është kryeministri i parë i Britanisë i cili gjatë shërbimit të tij është sanksionuar për shkelje të ligjit.
Deri tash, më shumë se 50 gjoba janë shpërndarë dhe pritet që të ketë më shumë.