Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka thënë Parlamentit të Spanjës që kompanitë spanjolle dhe të tërhiqen nga Rusia, raporton BBC.
Ai ka përmendur bombardimin e vitit 1937 të qytetit bask Guernica nga aeroplanët luftarakë nazistë.
Pas adresimit të tij në Kombet e Bashkuara, Zelensky i është adresuar deputetëve të Spanjës nëpërmjet një videolidhje, ndërsa ka treguar se si qindra mijëra ukrainas po jetojnë në frikë pa ujë, ushqim e ilaçe.
Zelensky ka shtuar se Evropa duhet të vendosë masa më të ashpra për të detyruar Rusinë që të kërkojë paqe.