Disa njerëz mbetën të vdekur kur një kamion u përplas me një tren në Hungarinë jugore, herët të martën. Treni doli nga shinat pas përplasjes, njoftoi policia hungareze, përcjell Reuters.
Një numër i personave të tjerë mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur në Mindszent, pranë kufirit Hungari – Serbi.
“Po vazhdojnë përpjekjet për shpëtim, kështu që ne nuk mund ta themi numrin e viktimave”, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.
Faqja lokale e lajmeve “delmagyar.hu” njoftoi se shtatë persona kanë vdekur në vend.
Kompania shtetërore e hekurudhave tha se treni ishte i linjës Kiskunfelegyhaza – Hodmezovasarhely, por nuk mbërriti të cak pasi u përplas me kamionin, për çka një vagon me 22 pasagjerë doli nga shinat.
-
Një i vdekur nga përplasja e trenit të shpejtë me një kamion në Hamburg
-
Treni i shpejtë përplaset me një kamion në Çeki, një i vdekur e 19 të lënduar
-
Të paktën 69 të vdekur nga përplasja e trenave në Spanjë
-
Mbërrin në 64 numri i të vdekurve në Spanjë
-
Përplasja e dytë me fatalitet mes trenave këtë vit në Spanjë