Botë

Putinit po i fshihet e vërteta për Ukrainën

SHBA-ja beson se Putini po mashtrohet jo vetëm në lidhje me performancën e ushtrisë së tij, por edhe se si ekonomia ruse po gjymtohet nga sanksionet, sepse, përsëri këshilltarët e tij të lartë kanë shumë frikë t'ia thonë të vërtetën

Zyrtarët e Inteligjencës amerikane kanë bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin, po dezinformohet nga këshilltarët për performancën e dobët të ushtrisë së tij në Ukrainë, sipas Shtëpisë së Bardhë. Këshilltarët kanë frikë t’ia thonë të vërtetën, thotë burimet e inteligjencës amerikane.

 

Komuniteti i Inteligjencës ka arritur në përfundimin se Putini nuk ishte në dijeni se ushtria e tij kishte përdorur dhe kishte humbur rekrutët në Ukrainë. Ata gjithashtu kanë përcaktuar se ai nuk është plotësisht i vetëdijshëm për shkallën në të cilën ekonomia ruse po dëmtohet nga sanksionet ekonomike të vendosura nga SHBA-ja dhe aleatët

Zyrtarët e Inteligjencës amerikane kanë bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin, po dezinformohet nga këshilltarët për performancën e dobët të ushtrisë së tij në Ukrainë, sipas Shtëpisë së Bardhë. Këshilltarët kanë frikë t’ia thonë të vërtetën, thotë burimet e inteligjencës amerikane.

Dokumentet sekrete të publikuara së fundmi tregojnë se Putini është i vetëdijshëm për situatën në lidhje me informacionet që i vijnë dhe tani ka tensione të vazhdueshme midis tij dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë.