Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se tërheqja e trupave ruse rreth Kievit dhe Chernihivit është vetëm një ripozicionim dhe jo tërheqje e vërtetë.
Sipas Pentagonit, edhe pse një numër i vogël i trupave ruse janë larguar nga Kievi gjatë ditëve të fundit, Rusia edhe me kapacitetet që ka atje mund të shkaktojë brutalitet masiv në këtë vend.
“Ne besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje e vërtetë dhe se ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur të shikojmë për një sulm të madh kundër zonave të tjera të Ukrainës. Kjo nuk do të thotë se kërcënimi ndaj Kievit ka marrë fund”, ka thënë të martën sekretari për shtyp i Pentagonit, John Kirby, në një konferencë për media, raportoi CNN-i.
Sipas tij, askush nuk duhet të mashtrojë veten me mendimin se Kremlini papritmas vendosi të reduktojë trupat ushtarake pranë Kievit.
Kirby ka thënë se forcat po lëvizin më shumë drejt veriut, por se është shumë herët për të thënë se ku është destinacioni përfundimtar i rusëve.
-
Rusia: Rigrupimi i forcave rreth Kievit e Chernihivit po zhvillohet për t'u përqendruar në Donbas
-
Rusia nis tërheqjen e disa trupave rreth Kievit
-
Pentagoni: S’ka kufizime të reja për përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina
-
SHBA-ja e pashqetësuar për sulmin e Ukrainës brenda Rusisë
-
Pentagoni: Ka indikacione se ukrainasit po dërgohen në Rusi kundër vullnetit të tyre