Dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se Rusia ka nisur tërheqjen e disa trupave rreth kryeqytetit ukrainas, Kiev, raporton CNN.
Sipas zyrtarëve, SHBA-ja po e sheh këtë lëvizje si ndryshim të madh strategjik.
Zyrtarët shtuan se kjo po vlerësohet si një veprim afatgjatë pasi Rusia ka pranuar dështimin e saj për të avancuar në veri.
Pas negociatave të së martës me Ukrainën, Rusia vendosi të ulë në mënyrë drastike numrin e trupave rreth Kievit dhe Chernihivit.
Megjithatë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja mbetet skeptike nga serioziteti i Rusisë.
Negocatori rus: Tërheqja e trupave rreth Kievit dhe Chernihivit s'do të thotë armëpushim
Premtimi i Rusisë për të tërhequr disa trupa rreth Kievit dhe veriut të Ukrainës, nuk përbën një armëpushim, ka thënë kryenegociatori i Moskës në bisedimet me Ukrainën, Vladimir Medinsky.
“Kemi ende një rrugë të gjatë përpara për të arritur një marrëveshje të ndërsjellë me Ukrainën”, ka thënë Medinsky në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, Tass, raportoi CNN.
“Ky nuk është një armëpushim, por tregon aspiratën tonë që gradualisht të arrijnë një depërshkallëzim të konfliktit të paktën në këto zona”, ka shtuar ai.
Dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se Rusia ka nisur tërheqjen e disa trupave rreth kryeqytetit ukrainas, Kiev. Sipas zyrtarëve, SHBA-ja po e sheh këtë lëvizje si ndryshim të madh strategjik.