Botë

Sulmet në Lviv ishin mesazh për Bidenin, thotë kryebashkiaku i qytetit ukrainas

Qyteti perëndimor ukrainas Lviv është goditur nga disa raketa ruse të shtunën, ndërsa ishte një nga disa shënjestra që Rusia ka goditur në perëndim të Ukrainës ndonëse fillimisht kishte thënë se përqendrimin e ka në lindje, raporton BBC.

Lviv deri më tash i ka shpëtuar bombardimeve të rënda siç kanë përjetuar qytetet tjera, dhe është bërë strehë për ata që po ikin nga lufta.

Kryetari i Lvivit, Andriy Sadovy, thotë se bombardimet e të shtunës ishin një mesazh i qartë bër presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili vizitoi Poloninë.

“Me sulmet, agresori ka dashur ta përshëndesë presidentin Biden që aktualisht është në Poloni. Lvivi është vetëm 70 kilometra nga kufiri me Poloninë dhe besoj se bota duhet ta kuptojë se kërcënimi është shumë serioz”, tha Sadovy.