Botë

Disa ndërtesa të goditura nga raketat ruse në Vinnytsia, pretendon Forca Ajrore e Ukrainës

Disa ndërtesa në rajonin qendror perëndimor të Vinnytsias janë goditur nga raketat ruse, ka pohuar Forca Ajrore e Ukrainës.

Sipas kësaj force, ndërtesat u goditën nga forcat ruse ndërsa po përpiqeshin të shënjestronin qendrën komanduese të Forcave Ajrore që gjenden në këtë zonë.

“Pasojat e sulmit me raketa nga pushtuesit janë duke u shikuar”, thuhet në një deklaratë.

Në fillim të këtij muaji, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se aeroporti në Vinnytsia ishte "shkatërruar plotësisht" nga tetë sulme me raketa ruse.