Ekipi i KOHËS po vazhdon të qëndrojë në Ukrainë, në qytetin Lviv. Dhe, siç raporton gazetarja Saranda Ramaj, në mesditën e së martës kanë nisur alarmet e njëpasnjëshme si sinjal për rrezikun që mund të vijë nga bombardimet ruse.
Me lëshimin e alarmeve, qytetarët këshillohen të strehohen nga bombardimet e mundshme.
Rusia ka bombarduar ditëve të fundit edhe në këtë zonë.
Ekipi i KOHËS është i pari dhe i vetmi nga Kosova që ka arritur të depërtojë në Ukrainë dhe të raportojë nga atje për luftën, që Rusia e ka nisur më 24 shkurt.
KOHA në Ukrainë: Alarme të njëpasnjëshme për rrezikun rus në LvivKOHA në Ukrainë: Alarme të njëpasnjëshme për rrezikun rus në Lviv DETAJE: https://bit.ly/36e593Q
Posted by Koha.net on Tuesday, March 22, 2022
Artikuj të ngjashëm
-
Në Lviv gjendje e qetë, rritet fluksi i refugjatëve në Poloni
-
Ukraina dhe Rusia raportojnë alarme të rreme emergjence si pasojë e sulmeve kibernetike
-
Rusia kryen sulme masive të martën në Ukrainë
-
Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga sulmi në Lviv, prej tyre tre fëmijë
-
Kievi zgjohet nga shpërthimet e shumta