Një aeroplan Boeing 737, i kompanisë “China Eastern Airlines”, është rrëzuar të hënën (21 mars), me 133 persona në bord, raportoi APNews.
Ende nuk është bërë i ditur numri i viktimave, derisa thuhet se aeroplani u përplas në një rajon malor, duke shkaktuar zjarr të madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Kjo kompani e fluturimeve është një nga tri më të njohurat në Kinë, duke operuar në shumë linja të brendshme dhe ndërkombëtare.
Boeing 737 thuhet se e humbi shpejtësinë pas orës 6:20, para se të hynte në zonën malore.
Rrëzimi i fundit vdekjeprurës i një avioni në Kinë ishte regjistruar në vitin 2010.