Asnjë person nuk ka mbijetuar nga rrëzimi i një avioni China Eastern, i cili të hënën ka rënë "në mënyrë të pashpjegueshme", ka raportuar të martën agjencia kineze e lajmeve, Xinhua, transmeton AP-ja.
Sipas informatave zyrtare kineze, në momentin e rënies, në avion ishin 123 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të erkuipazhit.
Në vendngjarje, ekipet e shpëtimit kanë gjetur portofole, karta bankare e karta zyrtare të identitetit.
Boeing 737-800 u rrëzua jashtë qytetit Wuzhou, ndërsa fluturonte nga Kunming në provincën jugperëndimore të Yunnan për në qendrën industriale Guangzhou, jo shumë larg nga Hong-Kongu
Një zjarr i madh është shkaktuar nga rënia e tij, i cili është kapur edhe në imazhet satelitore të NASA-s.