Një aeroplan Boeing 737, i kompanisë “China Eastern Airlines”, është rrëzuar të hënën (21 mars), me 133 persona në bord, raportoi APNews.
Ende nuk është bërë i ditur numri i viktimave, derisa thuhet se aeroplani u përplas në një rajon malor, duke shkaktuar zjarr të madh.
Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Kjo kompani e fluturimeve është një nga tri më të njohurat në Kinë, duke operuar në shumë linja të brendshme dhe ndërkombëtare.
Boeing 737 thuhet se e humbi shpejtësinë pas orës 6:20, para se të hynte në zonën malore.
Rrëzimi i fundit vdekjeprurës i një avioni në Kinë ishte regjistruar në vitin 2010.
Artikuj të ngjashëm
-
Asnjë i mbijetuar nga rënia e avionit me 132 persona në Kinë
-
Arrin në 270 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Indi
-
Aksidentet më të rënda ajrore në botë në vitet e fundit
-
Digjet aeroplani në Korenë e Jugut, shpëtojnë 170 pasagjerë
-
Dalin rezultatet e hetimeve të para pas rrëzimit të avionit në Kore të Jugut