Botë

Polonia kërkon ndalim total të tregtisë me Rusinë

Kryeministri i Polonisë, Mateus Morawiecki, i ka kërkuar të shtunën BE-së të vendosë një ndalim total të tregtisë me Rusinë.

Moraëiecki ka thënë se dëshiron të bëjë një "bllokadë tregtare" nga deti dhe toka "sa më shpejt të jetë e mundur", raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Ndërprerja e plotë e tregtisë së Rusisë do ta detyronte Rusinë të shqyrtonte nëse do të ishte më mirë të ndalonte këtë luftë mizore”, ka thënë ai.

BE-ja ka vendosur tashmë kufizime tregtare ndaj Rusisë në disa sektorë kyç, duke përfshirë mallrat e luksit, çelikun dhe energjinë. Por Polonia – e cila ndan një kufi prej 535 km me Ukrainën, ka qenë ndër ato shtete që kërkonin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.