Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Së paku 6 të vdekur në aksident zinxhirë në Missouri, 50 automjete të përfshira

Së paku gjashtë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhirë në juglindje të Missourit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ndodhi të enjten, raporton agjencia AP. Autostrada e këtij shteti amerikan është mbyllur deri të premten.

Aksidenti dyshohet se është shkaktuar në orën 8 të mbrëmjes. Mjegulla e dendur ishte shkaktare e këtij aksidenti të madh në autostradën amerikane. Zyrtarët policorë nuk kanë bërë të ditur se sa persona janë lënduar në këtë aksident. Policia ka bërë të ditur se së paku 50 automjete, përfshirë disa kamionë, ishin të përfshirë në këtë aksident. Disa prej automjeteve janë djegur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autostrada ishte e mbyllur për më shumë se 40 kilometra në të dyja drejtimet.