Avokati i Popullit në Ukrainë pretendon se Rusia ka përdorur bomba të ndaluara me fosfor në një sulm të kryer gjatë natës së të shtunës në Popasna në lindje të Ukrainës.
Luidmila Denisova ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale, ku pretendohet se është kryer ky sulm, por nuk ka thënë nëse Ukraina ka dëshmi konkrete, raporton agjencia Reuters.
“Bombardimi i një qyteti civil nga sulmuesit rusë me këto armë është një krim lufte dhe krim kundër njerëzimit sipas Konventës së Romës”, ka thënë Denisova në një deklaratë të publikuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia akuzohet për përdorimin e bombave me fosfor në Bakhmut
-
Dronët ukrainas i vënë flakën një depoje nafte në Rusi
-
Ukraina dhe Rusia sulmojnë njëra-tjetrën, goditet një depo e naftës
-
Ukraina akuzon Rusinë se po synon ta sabotojë marrëveshjen e armëpushimit
-
Rusia akuzon Ukrainën se goditi supermarketin në Donetsk ku u vranë 2 persona