Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia akuzohet për përdorimin e bombave me fosfor në Bakhmut

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar me bomba me fosfor qytetin e rrethuar të Bakhmutit, raportoi të shtunën BBC-ja.

Në pamjet me dron të publikuara nga ushtria ukrainase, Bakhmuti mund të shihet në flakë ndërsa ajo që duket të jetë fosfor i bardhë bie mbi qytet.

 

Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zonat civile konsiderohet një krim lufte. Ato krijojnë zjarre me përhapje të shpejtë që janë shumë të vështira për t'u shuar. Moska është akuzuar për përdorimin e tyre edhe më parë.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nëpërmjet një postimi në Tëitter ka njoftuar se sulmi me fosfor kishte në shënjestër zonat e papushtuara të Bahkmutit.

Është e paqartë se kur ka ndodhur saktësisht sulmi i supozuar. Por pamjet e shpërndara nga Ukraina, treguan ndërtesa të larta të përfshira nga flakët.

Edhe Ukraina akuzon Rusinë se përdori bomba fosfori në Azovstal Botë Ukraina akuzon Rusinë se përdori bomba fosfori në Azovstal

Rusia është akuzuar për përdorimin e fosforit të bardhë disa herë që kur nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës vitin e kaluar, përfshirë gjatë rrethimit të Mariupolit në fillim të luftës.

Moska nuk e ka pranuar kurrë publikisht përdorimin e fosforit të bardhë. Fosfori i bardhë është një substancë e ngjashme me dyllin, e cila ndizet në kontakt me oksigjenin, duke krijuar shtëllunga të ndritshme tymi.

Ai digjet në 800 gradë Celsius dhe mund të shkaktojë djegie ekstreme në mishin e njeriut. Është gjithashtu jashtëzakonisht ngjitës dhe i vështirë për t'u hequr, dhe mund të rindizet kur hiqen fashat.