Presidenti francez Emmanuel Macron foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën duke i treguar atij për bisedën e tij të mëparshme me presidentin rus Vladimir Putin.
“Presidenti i Republikës bisedoi me Presidentin ZELENSKY për thirrjen e tij të sotme me Presidentin Putin, gjatë së cilës ky i fundit dha marrëveshjen për përpjekje të përbashkëta që do të ndërmerren në bazë të rekomandimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për të garantuar sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.
Presidenti francez Emmanuel Macron kishte shprehur “shqetësimin e tij të madh” për sigurinë bërthamore gjatë një telefonate me Putinin më herët të dielën.
Në telefonatën e tij me Zelenskyn, Macron kishte “përsëritur domosdoshmërinë absolute për të shmangur çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës”.
Sipas Elysee, u diskutua edhe për situatën humanitare dhe Macron i kishte thënë Zelenskyt se do t'i kushtojë “vëmendje të madhe nevojave të Ukrainës dhe Franca do të vazhdojë të rrisë mbështetjen e saj në këtë fushë”.
-
Macroni bisedon me Putinin dhe Zelenskyn
-
Zelensky kërkon përparim në ndihmën e BE-së për Ukrainën
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Biseda 40-minutëshe e Trumpit me Putinin, mes takimit me Zelenskyn dhe evropianët
-
Përparohet drejt takimit Zelensky-Putin, Evropa mirëpret garancinë e Trumpit