Një delegacionin ukrainas po udhëton me helikopter për të takuar palën ruse në rundin e dytë të bisedimeve, raporton Reuters që citoi një këshilltar presidencial të Ukrainës.
Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë do të ndodhin brenda disa orësh, ka thënë këshilltari Mykhailo Podolyak.
Një negociator rus ka thënë më herët se armëpushimi është në agjendën e bisedimeve, por Ukraina ka thënë se kërkesat e Moskës janë të papranueshme dhe se Rusia duhet të ndalojë bombardimin e qyteteve ukrainase.
Takimi pritet të fillojë nga ora 15:00.
E enjtja e 3 marsit shënon ditën e tetë të luftës në Ukrainë. Rusia filloi pushtimin më 24 shkurt.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia pret të dakordohet për rundin e tretë të bisedimeve me Ukrainën
-
Ukraina propozon rundin e ardhshëm të bisedimeve me Rusinë para fundit të qershorit
-
Konfirmohet takimi mes delegacionit rus dhe atij ukrainas
-
Putini bën thirrje për “bisedime direkte” me Ukrainën
-
Ekipi amerikan niset drejt Moskës për t’ia paraqitur propozimin e armëpushimit