Ofruesi i shërbimeve të investimeve MSCI po nxjerr Rusinë nga indekset e saj të tregjeve në zhvillim dhe tani po e quan vendin një treg "të pavarur".
Kompania ka thënë të mërkurën se aksionet ruse ishin "të pa investueshme", bazuar në reagimet nga "një shumicë dërrmuese" investitorësh dhe menaxherësh të aseteve pas pushtimit rus të Ukrainës.
Duke filluar nga e mërkura e ardhshme, të gjithë indekset ruse do të riklasifikohen, shtoi MSCI.
Lëvizja flet për atë se sa e izoluar po bëhet Moska ndërsa vazhdon të përballet me valë të reja sanksionesh ndëshkuese.
“Është shumë e vështirë të shohësh ndonjë skenar për momentin ku blerja e aseteve ruse ka kuptim”, ka thënë David Coombs, kreu i investimeve me shumë asete në Rathbones.
-
Asnjë sanksion s’do ta detyrojë Rusinë të ndryshojë në raport me Ukrainën, thotë Kremlini
-
Njësia e Microsoftit në Rusi do të falimentojë
-
Makina për kërkim në internet iu shitet tërësisht rusëve
-
Këmbimorja më e madhe në botë për kriptovaluta largohet nga Rusia
-
Rusia mbron marrëdhënien e saj me Kinën, kritikon Macronin