Rreth 677,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në “më pak se një javë” gjatë pushtimit nga Rusia, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara.
“677,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vende fqinje në më pak se një javë. 150,000 në 24 orët e fundit”.
Të martën, Kombet e Bashkuara kanë thënë se agjencia me partnerët humanitarë do të lëshojë kërkesat emergjente për donatorët që të dërgojnë mbështetje humanitare në Ukrainë dhe refugjatët në shtetet fqinje.
“OKB parasheh që 12 milionë njerëz brenda Ukrainës do të kenë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje, ndërsa më shumë se 4 milionë refugjatë ukrainas mund të kenë nevojë për mbrojtje dhe ndihmë në vendet fqinje në muajt në vijim”.
Artikuj të ngjashëm
-
OKB: 45.000 ukrainas të tjerë janë larguar nga vendi në 24 orët e fundit
-
Mbi 4.5 milionë të larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës
-
OKB-ja: Mbi 11 milionë banorë të zhvendosur nga pushtimi rus në Ukrainë
-
Mbi katër milionë persona kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus
-
OKB: 3.5 milionë banorë kanë ikur nga Ukraina