Botë

SHBA: Rusia do të kërcënojë me vrasje familjarët e ushtarëve ukrainas nëse nuk dorëzohen

 

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden beson se Rusia do të kërcënojë se do të vrasë familjet e ushtarëve ukrainas nëse ata nuk dorëzohen, tha një zyrtar amerikan të premten në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës.

“Informacionet tona tregojnë gjithashtu se Rusia planifikon të kërcënojë me vrasjen e anëtarëve të familjeve të ushtarëve ukrainas nëse ata nuk dorëzohen”, tha zyrtari, i cili gjithashtu përgëzoi “trimërinë e jashtëzakonshme” që ukrainasit treguan në ditën e parë të luftimeve.