Lideri rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do t'i nënshtrohen sanksioneve të Bashkimit Evropian.
BBC raporton se do të ketë një ngrirje të aseteve dhe jo një ndalim udhëtimi. Nuk dihen detajet e aseteve që mund të preken, ose në të vërtetë nëse njëri prej tyre ka pasuri brenda BE-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Më lejoni të flas se të vetmit liderë në botë që janë sanksionuar nga Bashkimi Evropian janë Assad nga Siria, Lukashenko nga Bjellorusia dhe tani Putin nga Rusia", tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Britania e Madhe do të bëjë një lëvizje të ngjashme, por nuk dihet nëse do të shkojë më tej.