Një gjykatë në Indi të premten ka dënuar me vdekje 38 persona për një seri të shpërthimeve me bombë më 2008 që lanë të vdekur 50 persona dhe 200 të lënduar në qytetin Ahmedabad, një qytet me histori përplasjesh të dhunshme mes komunitetit hindu me myslimanëve, raporton AP.
Është hera e parë që kaq shumë të akuzuar dënohen me dënimin me vdekje në një rast të vetëm në Indi. Megjithatë, dënimi duhet të aprovohet edhe nga një gjykatë më e lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata dënoi edhe 11 të tjerë me burgim të përjetshëm për rastin ku dhjetëra bomba u shpërthyen në disa pjesë të Ahmedabadit.
Një grup militant islamik i quajtur Harkat-ul-Juhad-al-Islami pranoi përgjegjësinë për bombardimet.
Sulmet ndodhën në dy valë me pajisje eksplozivi në fshehura në kutitë e ushqimit dhe biçikleta. I pari ndodhi në qendrat tregtare të mbushura me njerëz dhe i dyti rreth 20 minuta më vonë brenda dhe përreth spitaleve ku ishin dërguar të lënduarit.