Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vdekur dhe 80 të lënduar në protestat e dhunshme në një qytet indian

Dy persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 80 janë lënduar në protestat e dhunshme në qytetin verior të Indisë, Haldwani.

Dhuna shpërtheu të enjten kur zyrtarët e shtetit Uttarakhand shkuan për të rrënuar një objekt, pasi që vlerësuan se ajo nuk ishte e regjistruar si një vend për të kryer lutjet islame, megjithëse disa vendas e konsideronin atë si një vend fetar, shkruan Reuters.

“Mund të konfirmoj se dy persona kanë humbur jetën dhe tre persona janë rëndë të lënduar. Mbi 80 persona pësuan lëndime për shkak të gjuajtjes së gurëve, duke përfshirë disa policë dhe gazetarë”, tha zyrtari i lartë i policisë, Prahlad Narayan Meena.

Policia bëri të ditur se protestat ishin të lidhura me përpjekjet e qeverisë për të rrënuar një "objekt që as nuk është regjistruar si objekt fetar dhe as nuk i është dhënë ndonjë njohje e tillë”.

Sipas Policisë disa i referohen objektit si “medrese".

Edhe 10 të vdekur nga shembja e një ure të lartë në Indi Botë 10 të vdekur nga shembja e një ure të lartë në Indi

Kryeministri i Uttarakhand, Pushkar Singh Dhami, tha se qeveria do të ndërmarrë veprimet më të rrepta kundër keqbërësve.

"Policisë i janë dhënë udhëzime të qarta për t'u marrë në mënyrë rigoroze me elementët e padisiplinuar. Çdo rebelë që u përfshi në zjarrvënie dhe gjuajtje gurësh po identifikohet. Asnjë keqbërës që prish harmoninë dhe paqen nuk do të kursehet", deklaroi ai.